Një jetë mes shtyllave, Buffon tenton rekordin e radhës në Kupën e Italisë

schedule08:36 - 12 Qershor, 2020

schedule 08:36 - 12 Qershor, 2020

Gianluigi Buffon vazhdon të thyejë dhe vendosë rekorde të reja. Portieri legjendar i Juventusit, mbush 43 vjeç në janar, por nuk ka ndërmend t’i japë fund karrierës. Ai është një ndër të paktët lojtarë që ka zhvilluar më shumë se 1000 ndeshje zyrtare, teksa janë të shumtë trofetë e fituar.

Juventusi i tij do të tentojë kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë sot në mbrëmje (21:00). Bardhezinjtë presin Milanin në sfidën e kthimit gjysmëfinale dhe barazimi 1-1 në “San Siro” i favorizon. Buffon e ka fituar pesë herë këtë trofe: katër herë me Juven dhe një me Parmën.

Këtë sezon shpreson të triumfojë sërish, duke tentuar ta ngrejë në qiell për herë të gjashtë. La Repubblica raporton se askush nuk e ka arritur këtë shifër. Roberto Mancini e ka fituar pesë herë dhe “veterani” i portës dëshiron ta lërë pas trajnerin e Italisë, duke festuar dhe vendosur rekordin e radhës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!