Ka kaluar gati një javë që kur anija kryesore e Flotës ruse në Detin e Zi “Moskva” u mbyt, megjithatë, Kremlini është shprehur shkurt në lidhje me fatin e ekuipazhit të anijes.
Rusia thotë se nja zjarr në bord shkaktoi shpërthimin e municioneve dhe luftanija u mbyt. Ukraina thotë se e goditi me raketa.
Menjëherë pas incidentit të 14 prilli, ministria ruse e Mbrojtjes tha se marinarët u evakuuan, pa thënë se sa njerëz ndodheshin në bordin e anijes në kohën e mbytjes.
Anija luftarake “Moskva” kishte një ekuipazh prej 500 personash, sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti.
Ndërkohë, Oleksiy Arestovych, një këshilltar i Presidentit të Ukrainës, tha se 510 marinarë mund të ishin në bord.
Gjatë fundjavës ministria ruse e Mbrojtjes publikoi disa imazhe që tregonin sipas tyre disa nga anëtarët e ekuipazhit të “Moskava” në paradë në Krime.
Ata u takuan nga komandanti i përgjithshëm i marinës, Asmin Nikolay Yevemendov. Rreth 100 marinarë u shfaqën në video, sipas Reuters.
Më pas në medie filluan të dalin raportimet se marinarët kishin vdekur, ishin plagosur ose ishin zhdukur pas incidentit.
Më 16 prill Radio Liberty tha se ishte në gjendje të identifikonte një nga marinarët e vrarë. Ai tha se vdekja u konfirmua nga gruaja e tij. Ajo tha gjithashtu se 27 anëtarë të tjerë të ekuipazhit ishin të zhdukur.
BBC arriti të flasë më një grua e cila tha se ishte nëna e një prej rekrutëve që shërbente në Moskë. Yulia Tsyvova tha se Andrei Tsyvov 19 vjeç ishte zhdukur pas incidentit.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka bëtë asnjë koment publik për marinarët e raportuar të vdekur dhe të zhdukur./abcnews.al/