Një indiano-amerikan në krye të Bankës Botërore

schedule14:44 - 10 Prill, 2023

schedule 14:44 - 10 Prill, 2023

Kreu i Bankës Botërore është zakonisht një amerikan i zgjedhur nga Shtetet e Bashkuara. Këtë herë, megjithatë, presidenti i Bankës Botërore do të mbajë një çallmë.

63-vjeçari indiano-amerikan Ajay Banga pritet të pasojë David Malpas në qershor si i zgjedhuri i presidentit amerikan për këtë post.

Për 30 vjet, Banga ka menaxhuar kompani të suksesshme globale. Ajay Banga ka qenë drejtor i Mastercard dhe aktualisht është drejtues i lartë i fondit amerikan, të kapitalit investues “General Atlantic” dhe kryetar i bordit drejtues të kompanisë Holding “Exor”, të familjes Annielli.

Përzgjedhja e Bangas mund të zhgënjejë disa aktivistë të klimës, të cilët i kanë bërë thirrje administratës së Bidenit të emërojë një president që ka ide më të qarta për çështjet mjedisore. Mungesa e përvojës së drejtpërdrejtë në sektorin publik mund të përballet me skepticizëm edhe nga disa ekspertë të zhvillimit.

Presidenti aktual i Bankës Botërore, David Malpas, së fundmi ka bërë të ditur se do të largohet nga detyra deri më 30 qershor, ndonëse nuk ka specifikuar arsyet pse largohet para përfundimit të mandatit të tij pesëvjeçar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!