Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një nxënës i vrarë dhe tre të plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë në Francë

schedule16:08 - 24 Prill, 2025

schedule 16:08 - 24 Prill, 2025

Një student është vrarë dhe të paktën tre tjerë janë plagosur në një shkollë private në Francën perëndimore. Mediat franceze thonë se sulmi ndodhi në shkollën “Notre-Dame-de-Toutes-Aides” në Nantes pasditen e kësaj të enjteje.

Mësohet se autori është arrestuar në vendngjarje pasi është ndaluar nga një mësuese. Një prani e konsiderueshme e policisë dhe shërbime emergjente u dërguan në shkollë, e cila u evakuua.

Rrëfimet e dëshmitarëve okularë në mediat lokale përshkruanin studentët që vraponin nëpër vend, pasi u ra alaruan.

Ouest France raportoi se prindërit ishin informuar për sulmin dhe se autoritetet i ndihmuan studentët të largoheshin gradualisht nga vendi i ngjarjes. Rue des Épinettes, ku ndodhet shkolla, është mbyllur.

Ministri i Arsimit dhe Ministri i Brendshëm i Francës do të vizitojnë shkollën të enjten pasdite. Élisabeth Borne shkroi në rrjetet sociale se do të “shprehte solidaritetin tim me viktimat”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!