Lezhë – Një aksident tragjik i mori jetën Paulin Gjokmarkajt në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë. Makina me të cilën udhëtonte Paulin Gjomarkaj 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i makinës dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.
Drejtuesi i mjetit mësohet se ka humbur jetën pasi ka goditur me kokë një gurë gjatë përplasjes. Pasagjeri që ishte me të ka thënë se në momentin e aksidentit shoferi ka devijuar makinën për të shmangur një përplasje me një këmbësor ndërsa policia po sheh kamerat e sigurisë për të zbardhur aksidentin.
Dyshime janë edhe për lëvizje me shpejtësi tej normave të lejuara, pasi dyshohet së ndërsa lëvizte me shpejtësi në drejtim të Lezhës ka kaluar një pengesë në rrugë (bum që vendosen për ulje shpejtësie) dhe ka humbur drejtimin e mjetit duke u përplasur me murin anësorë të një shtëpie./abcnews.al/