Një i vdekur dhe 14 të plagosur nga sulmi mbi Mykolaiv

schedule19:19 - 3 Prill, 2022

schedule 19:19 - 3 Prill, 2022

Vitalii Kim, guvernatori ushtarak rajonal i rajonit të Mykolaiv, tha se gjithsej 14 persona u dërguan në spital pas bombardimeve të qytetit.

“Pas granatimeve të qytetit, 14 persona u dërguan në spital. 11 të shtruar, mes tyre një fëmijë 15 vjeç me lëndime të shkallës së mesme”, tha ai në Telegram, ndërsa shtoi se një person vdiq.

Nga deklarata nuk ishte e qartë nëse personi që vdiq ishte në mesin e të dërguarve në spital.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!