Pse hunda jonë rritet (zmadhohet) me kalimin e moshës?
“Të themi të vërtetën, pa krijuar keqkuptime, nuk është hunda, që rritet. Ajo duket më e madhe pasi nis të bjerë kolagjeni në faqe e mollza, në këndet e buzës. Me gravitetin, që bën të vetën edhe buza nis të varet duke krijuar distancë me hundën e për këtë arsye ajo ngjan më e madhe. Thënë thjesht, rritet projeksioni i hundës prej rënies së kolagjenit, që përgjigjet edhe për elasticitetin e lëkurës. Faqet e mollzat tona nuk janë më të plota e kështu krijohet iluzioni se hunda rritet me moshën. Edhe pse ajo, që tashmë ne dimë nga njohuritë klasike, është se pas mesit të viteve të adoleshencës hunda jonë nuk rritet më, lëkura e hundës me kalimin e moshës mund të humbasë elasticitetin, bëhet më e trashë, ose rrudhet. Kjo sigurisht të jep përshtypjen e një hunde më të madhe”, thotë Dr. Gera Tagani. Ajo shton se, “Nuk është se hunda rritet domosdoshmërisht, por mund të mos mbështetet në të njëjtën mënyrë në strukturën e fytyrës suaj, ashtu si në moshë më të re. Strukturat e ligamenteve mund të zhvendosen me kalimin e moshës dhe kërci i hundës mund të dëmtohet ose mund të ndryshojë me kalimin e kohës”. Dr. Gera thekson se ndryshimet që pëson struktura e fytyrës sonë, qofshin këto edhe milimetrike, mund të bëhen shkak i problematikave të dukshme, si pasojë e shenjave të plakjes kudo në hapësirën e fytyrës dhe pa dyshim, që as hunda nuk bën përjashtim.
Si ta përmirësojmë pamjen e hundës?
Metodat kirurgjikale dhe jo kirurgjikale
Metodat e korrektimit të kësaj problematike janë kirurgjikale dhe me anë të injektimeve. Në thelb rinoplastika jo – kirurgjikale kryhet me anë të injektimit të mbushësit të acidit hialuronik si Restylane, Teoxan ose Juvederm. “Unë personalisht e përdor mbushësin sikur të ishte një graft i kërcit kirurgjikal, për të ndryshuar dhe korrigjuar mënyrën se si indet e buta të hundës bien mbi kornizën e saj mbështetëse,” shpjegon Dr. Tagani. “Me anë të mbushësve arrijmë të realizojmë iluzione optike. Për shembull, nëse dikush nuk është i kënaqur me një dorsal hump (kurriz të hundës), ne përdorim fillerin, pra mbushësin Acidhialuronik, që është një bazë xhelatinoze e që si efekt ka ngritjen e zonës së thellë ku fillon të ngrihet kurrizi. Kjo ndodh kryesisht në zonën anatomike radix (hapësira e sipërme e hundës, midis syve) ose në majë, për të balancuar formën dhe për të qenë në harmoni dhe proporcion me tiparet e tjera të fytyrës”, qartëson Doktoresha.
Të gjithë përvojën dhe praktikën e saj profesionale Dr. Gera Tagani e bazon në parimin e mirënjohur “provoni para se të blini!”.
“Shumë nga pacientët e mi preferojnë thjesht një qasje disi më tërheqëse dhe inovative,” thotë ajo. Dhe këtu në ndihmë vjen edhe metoda tjetër, rinoplastika kirurgjikale, e cila është një procedurë me ndikim të jashtëzakonshëm, sepse na lë hapësira të pafundme për të realizuar atë ç’ka synojmë të ndryshojmë në formën e hundës, duke arritur rezultate mbresëlënëse edhe përtej pritshmërive të pacientit. Me anë të kësaj metode ne mund të bëjmë art në kornizën e fytyrës suaj, mund të hiqen inde, të eleminohen kockat e dala dhe të rregullohen kërce, të cilat nuk mund të arrihen me anë të injektimeve”, thekson Dr. Tagani.
Por sa kohë zgjasin procedurat?
“Një punë jo-kirurgjikale e hundës mund të bëhet brenda disa minutash praktikisht pa asnjë ndërhyrje. Nga ana tjetër Rinoplastika kirurgjikale zgjat zakonisht një orë e gjysmë, por procesi i shërimit ngjan me një shtatëzani në të kundërt. Pas ndërhyrjes ju do të keni ënjtje, muaj më vonë, ndoshta deri në ose më shumë se një vit, puna e kryer jep rezultatet e veta të plota.”
Ky po që përbën lajm. Jo të gjithë e dinim, që procesi i rikuperimit mund të ishte kaq i gjatë.
Dr Gera konfirmon gjithashtu se ndërhyrjet e hundës me metodat kirurgjikale janë të përjetshme. “Ka shumë pak gjëra që mund të blihen në moshën 16, apo 49 vjeç për këtë çështje dhe që nuk do të duhen të ndryshohen apo preken më vonë.” Mjekët theksojnë se duhet menduar mirë koha për ndërhyrje të volitshme sepse fytyra juaj është tipari më i spikatur dhe hunda është shumë komplekse. Rinoplastika është një nga ndërhyrjet më të vështira ne kirurgjine plastike”, thotë Dr. Gera.
Si të gjejmë një kirurg të mirë për ndërhyrjet në hundë?
Hulumtimi i plotë mbi ekspertizën dhe përvojën e një kirurgu është hapi tjetër. Dr Gera sugjeron fillimin e kërkimit të një kirurgju plastik i cili është i çertifikuar ne fushën e specializimit te kirurgjisë plastike, që e njeh mirë anatominë e fytyrës dhe të njeriut në përgjithësi, ka një sy të mprehtë, është i saktë, ka përvojë në këtë fushë, duhet të jetë i trajnuar dhe i kualifikuar brenda dhe jashtë vendit me teknikat e reja bashkëkohore në fushën e rinoplastikës. Në fund të ditës askush nuk dëshiron të ketë probleme në përfundim të kësaj procedure dhe për më tepër që në ditët e sotme të gjithë jemi në kërkim të një fytyre me tipare sa më natyrale dhe një hunde në harmoni të plotë më kornizën e fytyrës.
*Dr Gera Tagani ka nisur studimet në mjekësi të përgjithshme në, Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më pas në Rotterdam, Hollandë. Masterin për mjekësi estetike e ka përfunduar në Londër në vitin 2017. Angazhimin profesional e ka ndarë në kohë mes Tiranës, SHBA, Stambollit, Londrës dhe Hamburgut. Aktualisht vijon specializimin për kirurgji plastike rikonstruktive duke ndarë kohën profesionale mes Los Angeles, SHBA-së dhe Shqipërisë.
Foto gjate specializimit ne Hamburg, Gjermani
Fotot para dhe pas jane rezultate te hundes me metoden Jo Kirurgjikale