Një humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit

schedule20:12 - 18 Mars, 2023

schedule 20:12 - 18 Mars, 2023

Një 67-vjeçar nga Saranda ka humbur jetën pas infektimit me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit, janë kryer 303 testime, ku 7 kanë rezultuar pozitivë.

5 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, dhe nga 1 rast në Durrës dhe Vlorë.

Në të gjithë vendin janë 154 qytetarë aktiv me COVID-19. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,961 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Mars 2023)

Raste të reja ditore               7

Të shëruar në 24 orë            6

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                        303

Testime totale                   2,045,552

Raste pozitive                      333,716

Raste të shëruara                  329,961

Raste Aktive                             154

Humbje jete                              3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      136

Berat.                         7

Fier                           5

Vlorë                         3

Durrës.                      2

Shkodër.                    1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!