Një histori suksesi, Ylber Sefa: Si nisi rrugëtimi im drejt çiklizmit

schedule15:12 - 13 Shkurt, 2021

schedule 15:12 - 13 Shkurt, 2021

Ylber Sefa është një kampion i çiklizmit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Prej shumë vitesh jeton në Belgjikë, ku është pjesë e një prej skuadrave më të mira belge. Për emisionin “Nuk është karantinë”, Sefa tregon pasionin për çiklizmin, titujt e fituar dhe historinë se si e nisi këtë rrugëtim.

Diku nga mosha 15 vjeçare para se unë të zbuloja talentin tim si çiklist, një periudhë kam qenë në futboll dhe shkoja në stërvitje me biçikletë. Shikoja që pas stërvitjes ndihesha më i freskët në biçikletë dhe aty lindi ideja që mbase mund të ndryshoj sport dhe gradualisht arrita të vazhdoj çiklizmin.”, u shpreh Sefa.

“Në fakt familjes nuk i kam thënë sepse babi më shtynte që të vazhdoja futbollin. Dhe kur kam vazhduar çiklizmin, babai ka qenë kundra sepse dihet që hyn tek sportet e rrezikshme por me këmbëngulje, vullnet dhe dëshirën time më të madhe arrita që ta vazhdoj dhe sot jam këtu.”, shtoi ai.

Ai tregon se pasionin që ka për këtë sport e ka kuptuar në moshën 17-vjeçare, kur u shpall kampion Shqipërie për moshat e vogla. “Aty kuptova se qenka diçka e bukur dhe e veçantë. Më shtyu të mos hiqja dorë kurrë.“, thotë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!