Një histori suksesi në xhudo, Indrit Çullhaj tregon si lindi pasioni për këtë lloj sporti

schedule15:01 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 15:01 - 5 Dhjetor, 2020

Xhudisti Indrit Çullhaj ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar medalje dhe tituj të ndryshëm në arenën kombëtare, por jo vetëm. I ftuar në emisonin “Nuk është karantinë”, xhudisti rrëfeu për moderatorin Eni Shehu se si e gjeti veten në këtë lloj sporti.

Në lagjen time u hap një palestër dhe të gjithë ata që ishin më të praptët e lagjes i fusnin aty. Gjithmonë rrihja njerëz rrugës dhe do s’do babi më futi aty. Me judon aty ne mësuam disiplinë, kemi mësuar shumë, e kemi nisur në lagjen tonë.

Kam qenë me vëllain tim, kemi qenë konkurrent dhe duke qenë gjithmonë me të rriturit ka qenë favor për mua që në momentin që jam ndeshur me kundërshtarët e mi më janë dukur shumë pupël, ishim mësuar me kockën e fortë”, tha ai.

Ndërkaq, ai u ndal dhe në pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike që pritet të mbahen vitin e ardhshëm në Tokio. “Unë jam tre vende poshtë olimpiadës, në janar deri në qershor do të jenë garat kualifikuese përsëri. Duhet të jem gjithmonë aktiv nëpër këto gara sepse në momentin që nuk shkoj në një garë, dikush tjetër që është poshtë meje me pikë merr dy apo tre fitore dhe më ul poshtë.”, u shpreh kampioni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!