Një hap më pranë Këshillit të Europës/ Strasburgu rekomandon anëtarësimin e Kosovës

schedule19:17 - 27 Mars, 2024

schedule 19:17 - 27 Mars, 2024

Komiteti për Politikë dhe Demokraci në Këshillin e Europës miratoi këtë të martë raportin e Kosovës nga raportuesja Dora Bakoyannis ku rekomandohet se Kosova ka përmbushur kriteret për tu bërë anëtare e plotë në Këshillin e Europës.

Hapi i radhës për Anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës  është votimi i Asamblesë Parlamentare më 18 prill.

Sipas Ministrisë për Punët e Jashtme dhe Diasporën në Kosovë për anëtarësimin në Këshillin e Europës Prishtinës Zyrtare nuk i është shtuar asnjë detyrim tjetër që lidhet me dialogun e ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas raportit për Kosovën themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe raportohet se është një kërkesë që duhet zbatuar pas anëtarësimit në Këshillin e Europës. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës në muajin maj të vitit 2022.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!