Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Një hap larg certifikimit të zgjedhjeve/ Prokuroria e Prishtinës aksion edhe në Drenas për manipulim të votave

schedule17:04 - 9 Shkurt, 2026

schedule 17:04 - 9 Shkurt, 2026

Gjykata Supreme ka njoftuar se ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin zgjedhor pas rinumërimit të votave.

Kjo gjykatë tashmë përpilon dhe dorëzon vendimet e saj tek palët, konkretisht shqyrtimin e gjashtë ankesave kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor.

Dy ankesa janë bërë nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, një nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës dhe tre nga partitë e pakicave.



Pas këtij veprimi i hapet rrugë rruga certifikimit të rezultateve. Pas certifikimit, brenda 30 ditësh duhet të thirret seanca për konstituimin e Kuvendit.

Nga krahu tjetër, vijojnë aksionet e Prokurorisë së Prishtinës, që ka njoftuar se ka nisur intervistimin e anëtarëve të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, konkretisht për Qendrën Komunale në Drenas.

Këto veprime po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe në kuadër të hetimeve intensive që janë duke u zhvilluar. Hetimet lidhen me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike.

Një vit pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 dhe pa formim të institucioneve të reja, Kosova ka funksionuar me qeveri në detyrë, ndërsa bllokada politike, ka prodhuar pasoja serioze në legjislacion, administratë dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Për më shumë se një vit vendi ka qenë i paralizuar në aspektin institucional, me mungesë reformash dhe me mbikëqyrje të dobët parlamentare, ndërsa këto zhvillime janë reflektuar edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në perceptimin e partnerëve të huaj ndaj Kosovës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!