Komisioni i Rithemelimit të PD, ka publikuar një foto ku disa persona shfaqen të maskuar dhe sipas tyre janë të armatosur.
Sipas Komisionit të Rithemelimit, këta persona ndodhen brenda selisë së PD-së, dyert e të cilës janë blinduar dhe mbështetësit e Berishës nuk janë lejuar të futen brenda.
“Ja për kë qëndron e hapur Selia e PD! Ndërkohë demokratët e sakrificës e deputetët e tyre qëndrojnë jashtë…Kjo merr fund ne 8 Janar”, shkruan zëdhënësja e Sali Berishës, Floriana Garo. /abcnews.al/