Gary Neville i ka quajtur qaramanë lojtarët e ish-klubit të vet, Manchester United, në barazimin e tyre zhgënjyes kundër Newcastle.
Gjatë shumicës së ndeshjes, djajtë e kuq e humbën topin vazhdimisht, dështuan në ndërhyje ndaj kundërshtarëve dhe nuk ishin në gjendje ta kërcënonin mbrojtjen e përkushtuar dhe disiplinuar vendase.
“Nuk ka trysni e as nguti nga ana e tyre. Ata e humbën çdo betejë të kësaj ndeshjeje. Ishte një paraqitje vërtet e dobët”, tha Neville, një legjendë e djajve të kuq.
“Asnjë gjë nuk ka shkuar siç duhet si ekip”.
“Ata janë një grup lojtarësh qaramanë. Shikoji në fushë. Duart në ajër duke u ankuar për çdo gjë. Ata ishin shkaktarë i shkarkimit të trajnerit të fundit dhe do të jenë shkaktarë të shkarkimit të shumë trajnerëve, nëse vazhdojnë kështu”, shtoi ai. /abcnews.al/