Një grup i madh balenash të rralla shihen në Antarktik

schedule08:54 - 18 Korrik, 2022

schedule 08:54 - 18 Korrik, 2022

Një grup i madh balenash të rralla “Fin” janë parë në Antarktik.

Lajmi vjen pasi studiuesit panë një grup të madh prej 150 balenash duke u ushqyer së bashku për herë të parë.

Ekspertët thonë se kjo është një shenjë premtuese për kafshën e dytë më të madhe në botë, pasi specia ishte gati në zhdukje për shkak të gjuetisë së balenave.

Një ndalim i gjuetisë pesëdhjetë vjet më parë do të thotë se numrat janë rikuperuar ngadalë, megjithëse shikimet në këtë shkallë janë ende shumë të rralla.

Studiuesit e panë grupin duke u ushqyer së bashku pranë ishullit të Elefantëve të Antarktidës.

Balenat “Fin” në hemisferën jugore pothuajse u zhdukën në shekullin XX për shkak të gjuetisë industriale të balenave dhe për dekada të tëra, ato ishin zhdukur të gjitha nga ujërat e Antarktidës.

Shkencëtarët thonë se për njëzet vitet e fundit, numri i shikimeve të balenës është rritur, por kjo është hera e parë që kaq shumë balena janë parë së bashku.

Dr Helena Herr, nga Universiteti i Hamburgut dhe autorja kryesore e hulumtimit u befasua nga numri i balenave që panë, duke e quajtur pamjen “një nga ngjarjet më të mëdha të natyrës”.

Ajo tha: Ishte emocionuese, thjesht qëndroja aty dhe e shikoja.

Duke përdorur të dhënat nga sondazhet e tyre, autorët vlerësojnë se mund të ketë pothuajse 8,000 balena “Fin” në zonën e Antarktidës./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!