Një grua vesh 19 palë të brendshme në 30 sekonda për të thyer rekordin Guinness

schedule08:10 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 08:10 - 13 Dhjetor, 2022

Një grua amerikane që jeton në Irlandë theu një rekord botëror Guinness duke veshur 19 palë të brendshme në 30 sekonda.

Rachael Schmitt, e cila u transferua në Dublin në fillim të këtij viti, tha se vendosi të merrte rekordin për shumicën e të brenshmeve të veshura në 30 sekonda, sepse kjo i kujtoi asaj ndryshimin e shpejtë të kostumeve gjatë performancës në produksione teatrale.

“Kur kërkoja një rekord për të tentuar të thyhej, ky më ra në sy. Mendoj se ky rekord është një kombinim i shkëlqyer i shpejtësisë dhe strategjisë dhe përputhet mirë me aftësitë e mia të vendosura,” tha Schmitt për Rekordet Botërore Guinness.

Schmitt ishte në gjendje të vishte 19 palë të brendshme në kohën e caktuar, duke mposhtur rekordin prej 17, i cili u vendos nga Toshiaki Kasuga në Japoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!