Një grua me iniciale F.K. është hedhur nga kati i pestë i një pallati në lagjen Granicë mëngjesin e sotëm. Burime bëjnë me dije se ambulanca ka bërë të mundur transportimin e saj drejt spitalit, ku dhe ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 08:45, njoftohemi se në lagjen “Granicë”, Gjirokastër shtetasia F. K., rreth 40, në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al