Një grua gjen 1 miliard dollarë në llogarinë e saj bankare dhe kërkon t’i kthejë

schedule20:54 - 22 Qershor, 2021

schedule 20:54 - 22 Qershor, 2021

Një grua në Florida u trondit kur zbuloi se në llogarinë e saj bankare kishte plot 1 miliard dollarë më shumë se sa kishte pasur herën e fundit kur kishte kontrolluar të ardhurat e saj.

Ajo shkon për të tërhequr 20 dollarë dhe pasi mori faturën pa se kishte një shumë prej 1 miliard dollarë në llogari.

“Zot, unë u tmerrova. E di që shumica e njerëzve do të mendonin sikur fituan llotarinë por unë u tmerrova”, tha ajo për mediat.

Ajo tha se e dinte që nuk mund t’i mbante paratë dhe nuk e preku llogarinë e saj.

“Kam lexuar histori me njerëz që kanë marrë ose përfituar para në këtë mënyrë dhe më pas u është dashur t’i paguajnë ato. Kjo është arsyeja pse e kisha të qartë që ato nuk janë paratë e mia”, deklaroi ajo. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!