Një gorillë e rrethuar nga fluturat, fituese në konkursin e njohur të fotografisë

schedule22:18 - 29 Shtator, 2021

schedule 22:18 - 29 Shtator, 2021

Një fotografi e një gorille ndërsa ecën e rrethuar nga një re fluturash në Republikën e Afrikës Qendrore ka marrë çmimin a parë në një konkurs të njohur fotografie.

Fotografi britanik Anup Shah ishte ai që e shkrepi fotografinë dhe doli i pari mes 100,190 aplikantëve nga 158 vende për të marrë çmimin kryesor në konkursin e fotografive të The Nature Conservancy 2021.

Imazhe të tjera që u kanë bërë përshtypje gjyqtarëve përfshijnë një pamje magjepsëse e një mali që del nga retë në Brazil, një tufë kafshësh të egra në Kenia, dhe një fotografi një orangutani të vogël që po përgatitet të futet në operacion. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!