Senatori Tim Scott, i cili ishte në fazat e hershme të garës për të qenë kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA përpara se të largohej vitin e kaluar, tha se do të mbështeste Donald Trump të premten gjatë një fushate në New Hampshire, një zhvillim që shihet nga vëzhguesit si një goditje e rëndë për një nga dy rivalet e ish-presidentit.
Vendimi i senatorit të vetëm republikan me ngjyrë u njoftua katër ditë përpara një votimi vendimtar të partisë në shtetin e Nju Hampshire, ku manjati përballet me ish-guvernatorin e Karolinës së Jugut dhe ish ambasadorën në OKB.
?South Carolina Senator Tim Scott endorses Donald Trump for President
— Benny Johnson (@bennyjohnson) January 20, 2024
I vetmi kandidat tjetër që ka mbetur në garë është guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, por ai duket se ka hequr dorë nga përpjekjet për të fituar në Neë Hampshire dhe në vend të kësaj po kërkon të fitojë në Karolinën e Jugut, shtetin e lindjes së Haley.
Hendeku Trump/Haley është me 14% në New Hampshire.
South Carolina Senator Tim Scott endorses Trump. Someone needs to tell Nikki Haley that it’s time to pack it in and head home to the swamp. pic.twitter.com/uNdToWq388
— Glockford Files (@GlockfordFiles) January 20, 2024
Ish-presidenti falënderoi Scott në një fjalim përpara se të sulmonte Haley dhe pasardhësin e tij presidencial demokrat, Joe Biden, me të cilin ai ka të ngjarë të përballet sërish në nëntor.
Ai gjithashtu përdori një ton fyes kundër guvernatorit republikan të New Hampshire, Chris Sununu, i cili ka mbajtur anën e Haley. Tashmë, ai ka shtuar sulmet ndaj koleges së tij në qeverinë e tij, duke mos hezituar të përdorë shprehje haptazi raciste, duke u tallur me origjinën e saj nga India.
Nikki Haley gjithashtu u përball me kritika për mos adresimin e racizmit kur trajtoi shkaqet e Luftës Civile Amerikane, në vend të kësaj insistoi këtë javë se racizmi nuk ka ekzistuar kurrë në SHBA.
Senatori Scott, i cili tha se Donald Trump mund të “bashkonte vendin” dhe të “ulte taksat”, kishte sulmuar ish-presidentin në vitin 2017, duke gjykuar se ai kishte humbur ” autoritetin moral për të qeverisur”.
/abcnews.al