Një goditje mund të shkaktojë katastrofë ekologjike, rusët raketa drejt institutit të fizikës në Kharkiv

schedule15:29 - 6 Mars, 2022

schedule 15:29 - 6 Mars, 2022

Forcat ruse kanë qëlluar me raketa një institut fizike në qytetin e Kharkiv që përmban material bërthamor dhe një reaktor. Lajmi është konfirmuar nga shërbimi e sigurisë kombëtare të Ukrainës. Sipas raportimeve, një goditje në objektin bërthamor mund të çonte në “katastrofë ekologjike në shkallë të gjerë” ndërsa shtohet se rusët po qëllojnë nga hedhësit Grand.

Këto raketa nuk kanë shënjestrim të saktë, duke ngritur kështu edhe shqetësimin se ndonjë nga predhat mund të devijojë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në një dalje për mediat më herët gjatë ditës u shpreh i bëri thirrje NATO-s që të krijojë një ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, të cilën NATO deri më tani e ka përjashtuar për shkak të shqetësimeve që një veprim i tillë do ta tërheqë Perëndimin drejtpërdrejt në luftë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!