Një gjerman zbarkon në Premier League, “Pulëbardhat” e Brighton firmosin me strategun 31-vjeçar

schedule18:56 - 16 Qershor, 2024

schedule 18:56 - 16 Qershor, 2024

Largimi i De Zerbi la një boshllëk të madh, në pankinën e “Pulëbardhave” të Brighton, mirëpo duket e pasardhësi i tij është gjetur, me klubin anglez, që ka vendosur t’ia besojë një gjermani dhe më konkretisht 31-vjeçarit, Fabian Hurzeler, me këtë të fundit, që ka shkruar historinë duke u bërë trajneri më i ri që drejton një skuadër të Premier League.

“Brighton ka një histori shumë interesante dhe jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e projektit të këtij klubi. Skuadra ka bërë shumë mirë sezonet e fundit dhe plani është që të vazhdojmë të përmirësohemi”,- u shpreh gjermani, menjëherë pas firmosjes së kontratës.

I lindur në Teksas, gjermani u bë i famshëm te St. Pauli në Gjermani, ku siguroi edhe ngjitjen në Bundesligë, teksa tashmë do ët duhet të tregojë aftësitë e tij në klubin anglez. Hurzeler ka firmosur deri në 2027-ën me klubin anglez, një dëshmi kjo e besimit maksimal që Brighton ka te 31-vjeçari gjerman. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!