Një gjerman për “Legjionarët”, UEFA cakton arbitrin për sfidën Itali-Shqipëri

schedule13:01 - 13 Qershor, 2024

schedule 13:01 - 13 Qershor, 2024

Vetëm dy ditë para sfidës së parë për “Legjionarët” tanë, në Kampionati Evropian, UEFA ka zyrtarizuar edhe arbitrin që do të vendosë “drejtësi”, në sfidën ndaj Italisë, në mitikun e Dortmundit, “Signal Iduna Park”, me gjermanin, Felix Zwayer, i cili do të jetë arbitri kryesor i kësaj sfide tejet të nxehtë dhe që pritet të thotë shumë për fatet e dy përfaqësueseve, në këtë Evropian.

Gjatë kësaj përballjeje, 43-vjeçari do të ketë si ndihmës, dy gjermanë të tjerë, Stefan Lupp e Marco Achmuller. Daniel Siebert do të jetë gjyqtar i katërt, ndërsa një tjetër gjerman, Bastian Dankert do të jetë asisten i parë, në mbikqyrjen e sistemit VAR, me atë vetmin “të huaj” në këtë grup që do të jetë asistenti i Dankert, holandezi, Rob Dieperink.

Ndërakq, kutjojmë se Zëayer është një ndër arbitrat, që bëjnë pjesë në kategorinë elitare, të gjyqtarëve, të UEFA-s, teksa prej disa vitesh tashmë mabn edhe stemën e FIFA-s, duke e bërë kështu, një prej “dirigjentëve”, më të shquar të lojës, në këtë Kampionat Evropian, që do të zhvillohet në Gjermani, nga 14 qershori deri më 14 korrik. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!