Një gjeneral kërkon të bëhet deputet nën siglen e PD-së

schedule21:22 - 8 Shkurt, 2021

schedule 21:22 - 8 Shkurt, 2021

Një nga risitë e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të 2021 është kandidimi i gjeneral Piro Ahmetajt në Qarkun e Vlorës nga Partia Demokratike. Ahmetaj është i votuar nga anëtarësia Vlorë, e tashmë është konfirmuar nga Komisioni i Vlerësimit të PD-se, e duket se emri-risi është mirëpritur nga opinioni publik për betejën e ardhshme zgjedhore.

Pas daljes në rezervë nga shërbimin aktiv në FA, Gjeneral Ahmetaj në nëntor 2019 u zgjodh zëvendës President i Këshillit të Atlantikut, ndërsa në Janar 2020, është emëruar në funksionin e këshilltarit për sigurinë kombëtare i kryedemokratit Lulzim Basha.

Rreshtimi në llogoret e politikës aktive, është përshëndetur dhe inkurajuar, siç ka pohuar vetë gjenerali në rezervë, jo vetëm nga disa dhjetra mijëra ushtarakë aktivë ose rezervë dhe komuniteti i sigurisë në mbarë vendin por edhe nga shumë kolegë dhe miq të tij jashtë vendit, në Rajon, Ëashinton, Bruksel, Romë, etj.

Ai po ashtu, është mirëpritur edhe nga qytetarët e Vlorës, ku ai dhe familja ka jetuar deri në 2005, Selenicës, Sarandës, Delvinës, Himarës, dhe shpreson të votohet gjerësisht edhe nga komuniteti Tepelenas, Korcar, Ballshiot, Skraparlli, Librazhdas, etj të ardhur në këtë qark mbas viteve 1990. Po kush është Gjeneral Ahmetaj, tashmë i rreshtuar me PD në betejën e 25 Prillit?

Vjen nga një karrierë e gjatë (36 vjet) gjithmonë në ngjitje në forcat e armatosura, ku kryesisht, ka kontribuar për integrimin në NATO, reformën e mbrojtjes, dhe në funksionet të larta që ka ushtruar si Përfaqësues i Shqipërisë në NATO , Zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA si dhe këshilltar ushtarak për dy Presidentë të Republikës, Nishani dhe Meta.

Gjeneral Ahmetaj ka kontribute në përgatitjen e disa marrëveshjeve teknike të anëtarësimit në NATO, dokumentave të Sigurisë Kombëtare si dhe hartuesi i “një draft-platforme me 12 projekte të përbashkëta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes Kombëtare (RSH – Kosovë)”!

Piro Ahmetaj ka përfunduar Akademinë e Mbrojtjes, Tiranë, i diplomuar “Master në fushën e sigurisë” në Kolegjin e NATO-s, Romë, ndërsa ndjek doktoraturën: “Mbi nivelin e ambicieve të RSH në kuadër të sigurisë kombëtare, NATO-s, BE, UN si dhe angazhimeve ndërkombëtare”.

Gjenerali mbetet ndër zërat e spikatur- në rajon në mbrojtje të interesave detare të RSH, si dhe ka artikuluar publikisht domosdoshmërinë kritike të: “hartimit të një strategjie afatgjatë detare, e cila jo vetëm tejkalon “trashëgiminë e sjelljes armiqësore ndaj detit”, por nëpërmjet një Master-Plani (nga studio ndërkombëtare) bën peshimin strategjik të zhvillimit të burimeve detare, ndërtimin e infrastrukturave madhore (porti i lidhur me autostrade dhe hekurudhë rajonale), mirë-menaxhimin burimeve detare dhe ujore në interes të mirëqënies, jo vetëm të qytetareve të qarkut të Vlorës, por të mbarë Kombit si dhe modernizimin e kapaciteteve të Forcave Detare të për ushtrimin e sovranitetit detar dhe mbrojtjen e interesave gjeopilitike të RSH në mesdhe”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!