Pas largimit të teknikut italian, Luciano Spalletti, i cili solli titullin e 3-të të Serie A në Napoli, pas 33 vitesh pritje, mbrëmjen e sotme “të kaltërit” e jugut të Italisë kanë prezantuar trajnerin e ri, me francezin Rudi Garcia, që është përzgjedhur nga Presidenti De Laurentiis për stolin e kampionëve.
Prezantimi i emri të ri të pankinës napoletane u bë me anë të disa postimeve në profilet zyrtare të klubit në rrjetet sociale, teksa kujtojmë se francezi ishte së fundmi në krye të pankinës së arabëve të Al-Nassr, ekip ku luan dhe 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo.
Ndërkaq kujtjomë se për teknikun Rudi Garcia, kjo “aventurë” e re është një rikthimin në tokën italiane, teksa për herë të fundit ka drejtuar “verdhekuqtë” e Roma-s përgjatë 3 sezoneve nga viti 2013 deri në vitin 2016. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i plotë i klubit:
✍️ Rudi García è il nuovo allenatore del Napoli!
Benvenuto Mister ? pic.twitter.com/aYjOVpGDP9— Official SSC Napoli (@sscnapoli) June 15, 2023