Milan-SPAL do të shërbejë edhe si një vitrinë për Krzysztof Piatek, i cili mund të shitet nga kuqezinjtë nëse në zyrat e klubit mbërrin një ofertë që kap shifrën e 30 milion eurove. Kështu shkruan e përditshmja sportive italiane, Gazzetta Dello Sport.
Një tjetër lojtar që mund të largohet nga kuqezinjtë është edhe mbrojtësi Ricardo Rodriguez. Për Zviceranin u zhvillua edhe një takim me drejtuesit e PSV. Mungojnë vetëm disa detaje që ky transferim të mbyllet me sukses.
Te Milani janë edhe emra të tjera që mund të largohen. Më të lakuarit janë Lucas Paqueta, Suso dhe Kessie, lojtarë këta që mund të sjellin të ardhura të rëndësishme në arkat e klubit. Në situatën që ndodhen kuqezinjtë, rregullimi i bilancit është një mision më vete dhe drejtuesit e klubit do të duhet të heqin dorë nga një lojtar cilësor. /abcnews.al