Një fitore e një barazim, Shqipëria U19 e mbyll 2 me 2 sfidën ndaj Maltës

schedule22:56 - 22 Mars, 2024

schedule 22:56 - 22 Mars, 2024

Shqipëria U-19 barazoi në miqësoren e dytë ndaj Maltës U-19 me rezultatin 2-2. Edhe ky takim u zhvillua në stadiumin “Centenary Stadium” teksa Kombëtarja U-19 bëri një tjetër paraqitje të mirë dhe bindëse pas fitores në sfidën e parë me rezultatin 1-0. Golat për Shqipërinë U-19 i realizuan Frederil Tosku dhe Olsi Myrta.

Trajneri Bledi Shkëmbi e nisi me këtë formacion titullar sfisën ndaj Maltës U-19: Gabriel Guri (G), Ersi Bode, Ernesto Bakiu (C), Klaus Kashari, Fabjan Perndreca, Denis Prendi, Kleo Shpuza, Samuele Sina, Muhadin Sulejmani, Frederik Tosku, Drean Vranici.

Ndeshja nisi më mirë për Shqipërinë U-19 që pas dominimit në minutat e para, zhbllokoi takimin në minutën e 18-të me Frederik Toskun.
Kaq mjaftoi për pjesën e parë, teksa në fraksionin e dytë Malta barazoi rezultatin në të 75-ën.

Shqipëria sërisht gjeti forcë të reagonte dhe mori avantazhin në të 89-ën me Olsi Myrtan.
Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Malta U-19 barazoi në minutat shtesë (90+7) dhe sfida përfundoi në barazim 2-2.

Dy sfidat miqësore me Maltën U-19 mbyllen me një fitore dhe një barazim për Kombëtaren U-19. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!