“Një filxhan çaj është 50 lekë, kurse 1 kile 20 lekë”, banorët në Pustec ankohen për çmimin

schedule15:06 - 20 Qershor, 2021

schedule 15:06 - 20 Qershor, 2021

 “Një filxhan çaj që ta pish është 50 lekë, kurse 1 kile çaj 20 lek”, shprehet një banor.

Dikur një biznes që u sillte shumë të ardhura, sot, çmimin që duhet tua shesin tregtarëve çajit nuk mbulon dot as shpenzimet e kultivimit.

Banorë e fshatit Gollomboçe në Pustec të ardhurat i krijojnë nga shitja e çajit të malit.

“Po vazhdojmë e kultivojmë si më parë. tani filluan që mos e punojnë se ra çmimi. Vitet më para filluam me 4 mijë deri ne  7 mijë. Sivjet qesharak me 1 mijë”, ka thënë banorja.

Para 10 vjetësh ka qene çmim solid, deri 750 lekë tani është ulur në 30 lek. Është një dështim ekonomik për të gjithë banorët.  Ajo ishte një alernative që njerëzit e kultivonin. Brenda mundësive te bënin diçka për veten e tyre”, ka thënë një tjetër banor.

Shumë familje në këtë fshat kanë stok sasi të konsiderueshme çaji për shkak të kërkesës së ulët.

“Nëse shitet me 3 qind lek eshte kot, tallen me popullin”.

Për shkak të kushteve të kultivimit dhe rendimentit  të lartë që jep çaji, kultivimi i tij ishte burimi kryesor për familjet e kësaj zone. /abcnews.al