Robert Brownlie një fermer 41 vjeç, nga Skocia, bëri një pasuri prej 20 milion paund duke shitur këlyshë në rracës pomeraneze dhe kokapoo pa qënë i autorizuar.
Ai ka qënë i akuzuar në vitin 2016 për abuzim ndaj kafshëve. Pas një hetimi, ai pranoi se nuk kujdeset siç duhet për këlyshët, duke u shkaktuar atyre vuajtje të panevojshme, dhe duke shitur qen pa licencë.
Atij iu ndalua mbajtja e kafshëve, u urdhërua të bënte 240 orë punë të papaguara dhe u gjobit me 2,880 £ shkruan Mirror.
Një vit më pas, Brownlie u shënjestrua nga taksambledhësit në një operacion për të ndaluar shitjen e këlyshëve nga Irlanda në portet e Mbretërisë së Bashkuar.
Por këtë herë gjithçka u zbulua pas një video ku shihej Robert i cili mburrej për pasurinë që kishte arrirë duke shitur këlyshet për të cilët ai supozohej se kujdesej./abcnews.al