Një fëmijë vritet ose plagoset çdo 5 orë në Afganistan

schedule15:38 - 31 Gusht, 2021

schedule 15:38 - 31 Gusht, 2021

Gjatë 20 viteve të fundit mbi 30,000 fëmijë janë plagosur ose kanë humbur jetën në Afganistan, mesatarisht një fëmijë në çdo pesë orë, sipas një deklaratë të Save the Children të martën ndërsa forcat e fundit ushtarake ndërkombëtare u larguan nga vendi i shkatërruar nga lufta.

Forcat e fundit të huaja u larguan nga Afganistani të hënën në mbrëmje, duke i dhënë fund 20 viteve luftë në vend. Sipas organizatës,  numri i vërtetë i viktimave të fëmijëve për shkak të konfliktit ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë se sa 32,945, pasi “ky numër nuk përfshin fëmijët që kanë vdekur për shkak të urisë, varfërisë dhe sëmundjeve në atë kohë”.

Gjjithashtu,  gati gjysma e popullsisë së Afganistanit, përfshirë afërisht  10 milionë fëmijë, kanë nevojë për ndihmë humanitare pasi mungesa e ushqimit, vala e tretë e COVID-19 dhe konflikti e kanë thelluar edhe më shumë krizën në vend./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!