Një familje i ndryshon jetën, shpërndarësi 89-vjeçar i picave merr ‘bakshish’ prej 12 mijë dollarë

schedule13:25 - 26 Shtator, 2020

schedule 13:25 - 26 Shtator, 2020

Një burri 89-vjeçar që shprëndan pica i ndryshoi jeta kur mori një surprizë nga një prej klientëve të tij të rregulltë, një bakshish 12.000 dollarësh.

Neëey shprëndan pica për kompaninë Papa John për 30 orë gjatë javës. Ai tregoi për KSL që ai nisi këtë punë pasi e kuptoi që nuk mund të jetonte prej pensionit të tij.

Mirëpo, familja Valdez i ndryshoi jetën, pasi gjithmonë e kërkonte Neëey për t’juu sjellë picat dhe i xhironin vizitat e tij, e më pas videot i publikonin në TikTok.

Kur u bënë 53.000 ndjekës, ata shpesh pyetën se pse Newey shprëndante pica në moshën e tij. Familja u pajtua që ai nuk duhej të punon aq shumë dhe vendosi të përdorë platformën për të bërë një vepër të mirë.

Ata kërkuan prej ndjekësve të bëjnë donacione për të ndihmuar Neëey dhe shumë shpejt arritën të mbledhin 12.000 dollarë.

Derisa të martën në mëngjes, familja Valdez trokiti në derën e shtëpisë së Derlin Neëey  në Utah.

“Unë kurrë nuk do të mund të ju falenderoj sa duhet. Nuk e di çfarë të them”, tha Neëey derisa po i rridhnin lotë gëzimi. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!