“Një ëndërr”, Alban Skënderaj i dedikon shqiptarëve këngën për hapjen e negociatave me BE-në

schedule21:36 - 28 Korrik, 2022

schedule 21:36 - 28 Korrik, 2022

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar Alban Skënderbej, i dedikoi shqiptarëve këngën e tij të njohur “Një Ëndërr”, për hapjen e  negociatave të vendit tonë me BE-në.

“Një ëndërr e madhe për të gjithë ne. Dua ta këndojmë së bashku. Ta bëjmë si një himn dhe kolonë zanorë të kësaj dite. Sa gjatë pritëm në errësirë,” tha këngëtari në skenën e koncertit festiv që po zhvillohet në sheshin Skënderbej në kuadër të festimit të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për të festuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Të pranishëm në koncert janë edhe kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!