Një “Ema Bovari” si Ana Naqe/ Vepra e famshme që po vihet në skenë në “Theatre De La Monnaie” në Bruksel

schedule12:17 - 17 Prill, 2025

schedule 12:17 - 17 Prill, 2025

Ana Naqe në një intervistë nga Brukseli, tregoi për “ABC e Mëngjesit” në ABC News, detaje nga aktiviteti i saj, puna si edhe familja.

Ajo foli për veprën “Ema Bovari” dhe rolin e saj kryesor me të cilin ka shkëlqyer.  Gjithashtu tregoi se vepra po punohet që vjet mjeshtërit nga Michael De Cock dhe Harold Noben.

“Kemi shumë ditë intensive sepse kemi shfaqje ditë për ditë . Sigurisht kam edhe dy kolegë të tjerë që këndojnë disa minuta, është një gjë fantastike. Kanë ardhur njerëz  nga e gjithë bota, është shkruar për zërin tim. Është një nder i madh që të bëj këtë pjesë dhe të këndoj këtu. Bëhet fjalë për një literaturë shumë të njohur franceze dhe është hera e parë që bëhet si Opera…Dhe mendoj që të gjithë kanë pak frikë që ta bëjnë”, u shpreh ajo.

Më tej u shpreh se: “Kur isha vajzë e re në kohën e komunizmit kam lexuar “Madamë Bovarie”, ndërsa shtoi se kishte ëndërruar të luajë dhe të interpretojë këtë grua siç edhe e quan ajo magjepse”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!