Në Los Anxhelos do të thoshin se ishte koha “spektaklit”. Formula 1 në vitet 80-të rivalizonte me “shoëtime”-n e Lejkërsave të Mexhik Xhonsonit dhe Xhabarit, ndërsa yjet në pistë ishin Airton Sena dhe Alen Prost.
Kjo epokë duket se është kthyer, dhe është sërish e njëjta skuadër.
Meklaren, pasi dominoi dekadën e parafundit të shekullit të 20-të me 7 tituj, ka hedhur kandidaturën për të qenë sërish makina sunduese.
Një duel I ashpër u zhvillua në Çmimin e Madh të Austrisë mes dy pilotëve të skuadrës angleze, Lando Norris dhe Oskar Piastri. Duket se edhe vetë kampioni I botës, Maks Verstapen, nuk po mundet ta mbajë ritmin e tyre, me njëvendëshen e tij Red Bull që është hija e asaj që ishte vitet e fundit.
Holandezi u nxorr jashtë që në kthesat e para nga I riu Antoneli, por edhe nëse do të kishte vazhduar, pak shpresë do të kishte qoftë edhe për podium. Jo më kot, në provat zyrtare doli në vend të 7-të.
Norris dhe Piastri ndërkohë patën duel për fitoren, I cili u bë I ashpër dhe I rrezikshëm që në xhiron e 11-të.
Nuk mjaftoi kaq, por në xhiron e 20-të Norris bëri një lëvizje të gabuar, dhe u desh frenimi I tjetrit që të mos kishte përplasje.
Për fat, dy pilotët u ndanë nga makina të tjera pas ndalesës për ndërrim gomash të Piastrit, dhe ishte e pamundur që të bënin sërish duel Në fund fitoi Norris, I cili ka tani 201 pikë në vendin e dytë të renditjes së Botërorit, ndaj 216 të Piastrit. Verstapen mbetet prapa me 155 pikë.
Dy pilotët e Meklarenit pritet të kenë beteja të tjera të ashpra, e ndoshta mund të ndodhë që të shkatërrojnë njëri-tjetrin siç bënin dikur Sena e Prost, apo siç u ndodhi dy javë më parë në Kanada.
/ abcnews.al