Një dron ra në Mitrovicë, reagon KFOR-i: Ishte i yni, u rrëzua për shkak të një defekti

schedule18:18 - 23 Mars, 2022

schedule 18:18 - 23 Mars, 2022

KFOR ka konfirmuar për Gazetën Express se droni që ra në një oborr të një shtëpie në lagjen “Bair” të Mitrovicës u përkiste atyre. KFOR tha se arsyeja e rrëzimit ishte një defekt në funksionim.

“KFOR konfirmon se një nga dronët e tij ra në një kopsht privat në zonën e Mitrovicës, si pasojë e mosfunksionimit. Droni nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz apo dëme materiale dhe është tërhequr nga Forca Policore e Kosovës menjëherë pas rënies së tij”.

Lexo edhe: Bie droni në Mitrovicë, ngjarja mbulohet nga misteri

KFOR tha se droni po kryente një mision rutinë monitorimi në kuadër të aktiviteteve të KFOR-it që kanë për synim krijimin e një mjedis të sigurt.

“KFOR-i dëshiron të falënderojë popullatën lokale për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin; dhe për kontaktimin e menjëhershëm të autoriteteve kosovare, duke bërë të mundur marrjen e menjëhershme të dronit dhe për të ulur çdo shqetësimi të shkaktuar nga incidenti”.

KFOR-i tha se tashmë ka filluar një hetim për të parë shkakun e këtij incidenti. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!