Është pezulluar shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ-në 15 në Kurbin.
Abcnews.al mëson se shkak për këtë është bërë një dritare që ka qenë e hapur në gjatë natës në këtë qendër.
Dyshohet se mund të jenë futur persona në brendësi të KZAZ ku ndodhen dhe materialet zgjedhore.
Procesi është pezulluar deri në sqarimin dhe verifikimin e plotë të situatës. /abcnews.al

