Për momentin i takon ta mbajë kokën pak të ulur, por as nuk ka ndërmend ta bëjë.
Oskar Pietushevski është talenti i ri i Polonisë, besohet një yll që do të shkëlqejë fort në të ardhmen, dhe që ka fituar që tani famën e një “djali të keq”.
Edhe pse është ende 17 vjeç, 18 do t’i mbushë në maj, ai është kryefjala e mediave polake, dhe i lavdëruar i madh në Portugali ku po dallohet në mënyrë të veçantë tek Porto.
Siç informon e përditshmja e Varshavës, “Przheglad Sportovi”, Pietushevski cilësohet si një futbollist që nuk e përlqen autoritetin dhe hierarkinë në terren.
Siç thonë ata që e njohin, “asnjëherë nuk ka qenë një djalë I mirë”.
Theksojnë se pati shkëndija mes tij dhe veteranit argjentinas të Benfikës, Otamendi, dhe polaku guxoi edhe ta tallte, ndonëse është adoleshent, ndërsa mbrojtësi ka dyfishin e moshës së tij.
Po ashtu, trajnerët e tij në Poloni dhe Portugali thonë se ai nuk ka emocione kur del në fushë, pak a shumë si Mario Mitaj I Shqipërisë, një njeri që nuk drithërohet nga presioni, dhe që e di se është I talentuar.
Siç shkruajnë gazetat në Varshavë, Polonia prej kohësh nuk ka pasur një debutues të tillë në ekip.


