Një ditë shtesë pushim, “shkak” për lënien e një punë

schedule13:06 - 1 Maj, 2023

schedule 13:06 - 1 Maj, 2023

Java me 4 ditë punë  është mjaft e popullarizuar, aq sa ka të shumtë ata që deklarojnë se janë veçanërisht të gatshëm të lënë punën e tyre për të pasur një ditë pushimi më tepër.

Sipas një sondazhi të marsit me 868 punëtorë, 61% e tyre thonë se preferojnë një javë pune katër-ditore sesa atë tradicionale pesë-ditore.

Dhe 33% vërejnë se do të linin punën e tyre për të gjetur punë në një kompani me katër ditë pune. Është tipik fakti që në një kohë kur kompanitë e mëdha në fushën e teknologjisë së lartë dhe shërbimeve financiare e të sigurimeve kanë shumë ditë pushim nga puna, shumë punëtorë ende konsiderojnë nevojën për një fleksibilitet më të madh në kuadrin e punësimit të tyre.

Gjysma e të anketuarve thonë se do të ishin më produktivë me një javë pune të shkurtuar dhe 10% do të pranonin një ulje të pagës së tyre për një ditë pushim më shumë.

Për dekada, një javë pune katër-ditore konsiderohej pothuajse e barabartë me një skenar fantastiko-shkencor. Megjithatë, eksperimentet përkatëse po shtohen në shkallë globale, të cilat tregojnë se kompanitë që e provojnë janë të kënaqur me rezultatet, por edhe vetë punonjësit.

Një provë gjashtëmujore e kryer nga organizata jofitimprurëse 4 Day Week Global, i konsideruar eksperimenti më i madh javor katërditor në botë, tregoi se punëtorët ishin  më të lumtur me punën e tyre të përditshme, jetën personale, financat dhe marrëdhëniet.

Bizneset gjithashtu matën përfitimet, të tilla si produktiviteti dhe kënaqësia më e lartë, e cila u përkthye në të ardhura më të larta dhe më pak largime të stafit.

56% e të anketuarve thanë se do të ishin të gatshëm të punonin me turne më të orë të zgjatura për të pasur tre ditë pushim çdo javë. Në fakt, më shumë se një e treta e punëtorëve pranojnë se gjithsesi nuk janë po aq produktivë në të gjitha pesë ditët e javës.

Megjithatë, 53% mendojnë se janë produktivë të gjitha pesë ditët e javës. Së fundi, gjithsej katër nga dhjetë personat që morën pjesë në anketë theksojnë se preferojnë të punojnë 5 ditë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!