Një ditë pas Kuvendit, Berisha: Kohët e fundit kanë qenë të vështira për PD, ju ftoj në shtëpinë e kontributeve

schedule12:05 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 12:05 - 12 Dhjetor, 2021

Një ditë pas mbajtjes së Kuvedit në stadiumin “Air Albania”, ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook shprehet se kohët e fundit kanë qenë të vështira për Partinë Demokratike. Berisha shprehet se e di që shumë mund të kenë dyshuar dhe mund të jenë trembur për shkak të “fushatës së bërë kundër tij dhe Foltores.”

Megjithatë, ai shton se dje u dha përgjigja ndërsa u bën thirrje të gjithëve se i pret në PD për të vijuar betejën “kundër të keqes që ka mbërthyer Shqipërinë.”

SALI BERISHA NË FACEBOOK

“Te dashur demokrate dhe demokratë!
Kohet e fundit kane qene te mundueshme dhe te veshtira per Partine Demokratike. E di qe shume prej jush kane dyshuar, ndoshta edhe jane trembur per shkak te fushates se fuqishme lincuese qe eshte mbajtur kunder personit tim dhe levizjes se Foltores.
Megjithate, ne te gjithe se bashku, Delegate dhe militante u dhame pergjigjen me dinjitoze, me te bukur dhe me madheshtore dje nepermjet mbledhjes historike te Kuvendit Kombetar te Rithemelimit te Partise Demokratike thirrur nga Delegatet.
Sot nuk eshte me koha e dyshimit, sot eshte koha e veprimit.
Ju pres te gjitheve ne shtepine e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tone te perbashketa, Partine Demokratike, per te vazhduar betejen kunder te keqes qe ka mberthyer Shqiperine tone te dashur.
Me nderim te veçant per kontributin e secilit prej jush,
Sali Berisha!”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!