Një ditë pas ekzekutimit të ish-policit në Laç, ende asnjë gjurmë e autorëve

schedule09:30 - 2 Nëntor, 2021

schedule 09:30 - 2 Nëntor, 2021

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ekzekutimi ish-policit, Xhelal Reçi në qytetin e Laçit ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët.

Gjatë ditës së djeshme janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje ndërsa më pas janë lënë të lirë pasi nuk kanë rezultuar të përfshirë në ngjarje. Raportohet se aktualisht është vetëm një person që vijon të merret në pyetje.

Viktima është qëlluar sapo kishte parkuar makinën dhe po mbushte ujë pranë biznesit të tij në Laç. Ai është qëlluar nga dy persona që kanë dalë nga një makinë dhe e kanë qëlluar me tre plumba pistolete.

Vetëm pak pas vrasjes një makinë e djegur e gjet disa kilometra larg vendit të ngjarjes që dyshohet se u përket autorëve. Në këtë makinë rezultuan targa greke të mbivendosura, ndërsa vetë makina ishte e vjedhur para një muaj në Mbrostar të Fierit. Në brendësi të makinës nuk raportohet se jenë gjetur se sende që mund të ndihmojë grupin hetimor në identifikimin e autorëve.

60 vjeçari është babai i Besnik Reçit të cilit i është bërë një atentat në gusht të vitit 2020, ku një motor me dy persona ka qëlluar ndaj makinës së tij, në të cilën ndodheshin dhe dy fëmijët dhe bashkëshortja.

Familja Reçi ka pasur një konflikt nga fshati i tyre i origjinës Gjol, por burime për abcnews.al kanë konfirmuar se ai ishte mbyllur sipas traditës, ndaj e vetmja pistë hetimi për momentin dyshohet se është atentati i dështuar ndaj djalit të tij./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!