Ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, e ka pranuar se një ditë dëshiron të jetë trajneri i kuqezinjve. 43-vjeçari është trajneri i Ukrainës që nga viti 2016, ku arriti ta kualifikojë vendin e tij të lindjes dhe në Euro 2016.
”Për momentin gjëja më e rëndësishme është të provojmë të përfundojmë këtë sezon. Çdo lojtar duhet të japë maksimumin e tij që ku sezon të mbyllet. Më pas mund të diskutojmë për të ardhmen e Milanit”, deklaron Sheva për “MilanNews.it”.
”Unë dua të rikthehem një ditë tek Milani si trajner. I dashuroj tifozët dhe “Djalli” do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë, por një nga objektivat e mi është rikthimi në “San Siro”. Tashmë mendoj vetëm për Ukrainën. Jam i fokusuar vetëm tek kombëtarja. /abcnews.al