Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një dita para Berishës, këto janë firmat e delegatëve të mbledhur nga Basha për Kuvendin Kombëtar

schedule16:43 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 16:43 - 10 Dhjetor, 2021

Një ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së të iniciuar nga Sali Berisha, duket se edhe për mbledhjen e Kuvendit të 18 dhjetorit nga Lulzim Basha është gjithçka gati.

Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj, ka siguruar pamjet e firmave të delegatëve të PD-së të cilët kanë firmosur për të mbledhur Kuvendin më 18 dhjetor. Vihet re se dosjet janë ndarë sipas degëve në qarqet e vendit.

Nga demokratët që kanë dalë haptazi krah Bashës, është konfirmuar se delegatët pjesëmarrës në Kuvendin e 18 dhjetorit do të jenë mbi 4800.



Partia Demokratike, ka në përbërjen e saj pak më shumë se 7 mijë delegatë. Por duket paradoksale mbledhja e firmave nga ish kreu i kësaj partie Sali Berisha i cili pretendon se ka mbledhur 5200 firma, ndërsa nga ana tjetër mbështetësit e Bashës flasin për 4800 delegatë të tjerë që janë rreshtuar krah tyre.

Së fundmi në një deklaratë për mediat, Sali Berisha ka ftuar të gjithë demokratët që të marrin pjesë ditën e nesërme në Kuvendin Kombëtar të thirrur prej tij, ndërsa një ftesë e ka çuar edhe për kreun aktual të PD-së Lulzim Basha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!