Padyshim që ky do të jetë viti i Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas këtë sezon ka qenë i jashtëzakonshëm me fanellën zikaltër të Interit.
Në 10 ndeshje të luajtura deri më tani, sulmuesi ka shënuar 11 gola në total dhe ka asistuar 2 herë. Ky është sezoni i tij i parë si kapiteni i Interit dhe duket se atë shirit po e nderon më së miri.
Duke marrë parasysh këtë performancë prej një lojtari me rank botëror, vlera e Lautaros në treg ka ndryshuar dhe sigurisht për mirë.
Sipas faqes së specializuar për të dhënat e lojtarëve, “Transfermarkt”, Lautaro sot vlen plot 100 milionë euro. Shifra më e lartë që ka prekur ndonjëherë sulmuesi argjentinas./h.ll/abcnews.al