Një dekadë nga “jeta” e diellit, NASA publikon pamjet mahnitëse

schedule16:36 - 1 Korrik, 2020

schedule 16:36 - 1 Korrik, 2020

Observatori Diellor i NASA  gjatë dekadës së fundit ka bërë të mundur mbledhjen e 425 milion imazhe me rezolucion të lartë të Diellit.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se një punë e tillë është bërë e mundur në sajë të mblehdjes së imazheve të ndryshme duke filluar nga muaji shkurt 2010 deri në qershor të këtij viti, të cilat më pas janë bërë bashkë për të sjellë këtë pamje mahnitëse.

Nga pamjet e videos tregohen ndryshimet kryesore që Dielli pëson gjatë një cikli diellor. Ndër të tjkera në këtë video bëhet me dije se çdo sekondë e videos 61-minutëshe paraqet imazhe të marra gjatë një dite të vetme, me kornizën e parë që tregon diellin më 2 qershor 2010, dhe kornizën e fundit të kapur më 1 qershor 2020.

Ndërkohë, NASA bashkëpunoi me muzikantin gjerman Lars Leonhard që të kompozojë Solar Observe për të shoqëruar videon.

NASA gjithashtu në fillim të këtij viti ka publikuar një video më të shkurtër që përfshin 10 nga gjërat më të rëndësishme që shkencëtarët kanë mësuar gjatë dekadës së parë në hapësirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!