Nga Edvin Kulluri
Te dyja palet ne konflikt ne PD prej mese 1 viti e gjysem kane ngritur nje furtune debatesh lidhur me “vulen” dhe simbolet e PD! Pra te drejten e perfaqesimit te Partise Demokratike ne zgjedhjet e ardhshme vendore te 14 majit.
Por a varet realisht rezultati i zgjedhjeve nga fakti se kush perfaqeson zyrtarisht PD? Rezultati i zgjedhjeve eshte perballje mes mazhorances dhe opozites, ose me mire votave te atyre qe jane ne pushtet perballe votave te popullit opozitar!
Nese populli opozitar shfaqet ne kutite e votimit me i shumte ne numer se populli ne mazhorance, pak rendesi kane vula dhe simbolet! PD fitoi zgjedhjet e 22 marsit 1992 vetem 1 vit e gjysem pas themelimit perballe PS-se 51 vjecare! Dhe fitoi jo prej vules por per ate cfare perfaqesonte, premtonte!
Nese Rithemelimi dhe krahu Basha-Bardhi-Alibej mendojne se vula te ben fitues te zgjedhjeve mos te harrojne se fatkeqesisht per popullin opozitar, nga viiti 2013 deri ne 6 mars jane humbur te gjitha betejat elektorale! Me vulen e PD dhe me kryetare Bershen dhe Bashen! Bashke ishin dhe humben! Te ndare humben ne 6 mars akoma me thelle jo per shkak te vules por per shkak te percarjes dhe hipokrizise qe i mbajti “bashke” 10 vite!
Ndaj mos te lodhen per vulen por per te krijuar besim, optimizem dhe fryme te fitores!
Perndryshe debati per “vulen” eshte nje justifikim banal per pafuqine e opozites per te justifikuar humbjen perballe nje mazhorance te sterlodhur dhe qe prej 6 vitesh rrotullohet ne vend!