Një dasmë madhështore në horizont? Partnerja e Ledri Vulës flet për herë të parë

schedule16:43 - 20 Maj, 2022

schedule 16:43 - 20 Maj, 2022

Sara Hoxha ka qenë në qendër të vëmendjes që kur u bë publike lidhja me Ledri Vulën. Partnerja e reperit më të komentuar të estradës nuk mund të kalonte pa vëmendjen e mediave rozë dhe komentohet për çdo lëvizje dhe postim që bën.

Sara, e cila ka dhe një vajzë 1 vjeçare me reperin nga Kosova, po e shijon shumë mëmësinë. Megjithëse i kushton pjesën më të madhe të kohës së bijës, Sara thotë se po punon dhe për disa projekte të sajat, të cilat preferoi që të mos i bënte publike.

Publikohen video brenda festës së Poem Blu, Ledri dhe Sara i dedikojnë  fjalët më të ëmbla për ditëlindje - SHQIP.com

E pyetur nga gazetari i T7, blogerja foli për planet për një fëmijë të dytë. “Jo pra, nuk ka plane. Nuk ka plane të afërta,”është shprehur partnerja e Ledrit. Çifti ende nuk e ka kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë dhe fansat presin me padurim një lajm të mirë.

Çfarë thotë ajo për një dasmë në estradë? “Nuk e dimë akoma a do të ketë fustan të bardhe, por nëse po pse jo,” ka deklaruar Sara Hoxha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!