Martesa mes Interit dhe Nike vazhdon. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër me një njoftim zyrtar.
“FC Internazionale Milano dhe Nike njoftojnë rinovimin e partneritetit të tyre, një nga më jetëgjatët në futbollin europian, duke konsoliduar më tej një çift historik që filloi në 1998 dhe ka evoluar gjatë viteve, duke i lejuar dy markat të rriten dhe të vendosen progresivisht si shprehje të kulturës milaneze në nivel global.
Marrëveshja e re do të mbetet në përputhje me vlerat themelore që kanë karakterizuar gjithmonë këtë partneritet, duke theksuar frymën e opërbashkët të inovacionit duke vendosur theksin te barazia dhe mbështetjen për lëvizjen e futbollit të femrave”, thuhej në njoftim.
Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2032 dhe do të sjellë rreth 30 milionë euro në sezon për klubin e Interit. Ditën e enjte Inter do të zyrtarizojë dhe prezantojë fanellën e re të Nike për sezonin 2023-24./h.ll/abcnews.al