Boksierja “Dardane”, Donjeta Sadiku ka shkruar historinë në boksin kosovar pasi i ka sjellë normën e parë olimpike.
Sadiku ka siguruar “biletën” apo ndryshe kualifikimin në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Ylli i Kosovës mposhti boksieren italiane, Alessia Mesiano në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, të turneut kualifikues për në ‘Paris 2024’.
Kjo ishte fitorja e katërt me radhë për Donjeta Sadikun në këtë turne./ h.ll/abcnews.al