Një burrrë pretendon se Covid-19 i shkurtoi penisin

schedule09:02 - 15 Janar, 2022

schedule 09:02 - 15 Janar, 2022

Ndërkohë që studiuesit janë duke hulumtuar për të gjitha efektet anësore të Covid, rasti i një burri në Shtetet e Bashkuara ka tërhequr vëmendjen e mediave sepse ai beson se i është shkurtuar penisi për shkak të virusit.

Në një episod të podcastit “How to Do It”, moderatorët Jessica Stoya dhe Rich Juzwiak diskutuan rreth një letre të një burri rreth të 30-ave, i cili përshkruan efektet afatgjata të Covid-19. Në letër, 30 vjeçari  shpjegoi se u infektua me virus në korrik të vitit 2021 dhe u shtrua në spital, shkruan euronews

Pasi doli nga spitali, ai përjetoi “disa probleme me disfunksionin erektil” të cilat u lehtësuan pasi mori kujdes mjekësor.

Megjithatë, ai tha se kishte ende efekte, pasi vuri re se penisi i tij më parë “mbi mesataren” ishte tkurrur me një inç e gjysmë (3.8 cm) në krahasim me madhësinë para se të infektohej. Sipas tij, mjekët e këshilluan se tkurrja ishte për shkak të “dëmtimit vaskular” dhe ka të ngjarë të jetë e përhershme, shkruan abcnews.al

Lidhja midis Covid-19 dhe problemeve me sistemin riprodhues është ende temë disktutimi, por disa studime që janë kryer tashmë kanë gjetur lidhje midis virusit dhe kushteve të tilla si mosfunksionimi erektil. Sipas një studimi nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Miami-t në SHBA, i cili analizoi indet e penisit nga katër burra  zbuloi se gjurmët e virusit mund të gjenden ende disa muaj pas infektimit.

Studiuesit arritën në përfundimin se virusi mund të kufizojë furnizimin me gjak në organet gjenitale, gjë që me kalimin e kohës mund të rezultojë vështirësi në arritjen e ereksionit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!