Një burrë vrau veten pasi qëlloi aksidentalisht vëllanë e tij ndërsa mbushte një armë për të qëlluar një ari

schedule05:19 - 11 Shkurt, 2022

schedule 05:19 - 11 Shkurt, 2022

Një burrë nga Oregon vrau veten pasi qëlloi aksidentalisht vëllanë e tij ndërsa mbushte një armë për të qëlluar një ari në pronën e tyre, tha policia. Burri thirri 911 për të raportuar tragjedinë, por e ktheu armën kundër vetes përpara se policia të mbërrinte. Incidenti ndodhi mëngjesin e së martës në komunitetin Sunny Valley në qarkun rural Josephine.

Asnjë nga burrat e përfshirë nuk është identifikuar. Rreth 25,000 arinj të zinj jetojnë në Oregon dhe pronarëve të shtëpive zakonisht u kërkohet të shmangin konfrontimet me ta raporton “BBC”. Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Josephine, telefonuesi i 911 tha se ai kishte ngarkuar armën e tij me qëllim që të qëllonte mbi ariun. Kur policia arriti në shtëpi i gjeti të dy burrat të vdekur, secili me një plagë të vetme me armë zjarri.

Rasti është aktualisht nën hetim nga zyra e sherifit dhe policia e shtetit të Oregon. Gjetjet e tyre do t’i përcillen zyrës së mjekësisë shtetërore. Rritja e pronësisë së armëve në SHBA është shoqëruar me përqindje më të larta të vdekjeve dhe lëndimeve të shkaktuara nga shkarkimi i paqëllimshëm. Gati 500 njerëz vdesin çdo vit nga të shtënat e paqëllimshme, sipas të dhënave nga Fondi Arsimor për të Ndaluar Dhunën me Armë.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!